Meta Ads ka ndryshuar shumë. Dikur fokusi kryesor ishte te targetimi manual: interesa, audienca të vogla, ad set-e të ndara dhe shumë testime teknike. Sot, drejtimi po shkon gjithnjë e më shumë drejt automatizimit dhe inteligjencës artificiale.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është Meta Andromeda, një sistem i ri i Meta-s për shpërndarjen dhe personalizimin e reklamave. Meta e përshkruan Andromeda si një motor të ri që ndihmon sistemin e reklamave të japë reklama më të personalizuara dhe të përmirësojë kthimin nga shpenzimi reklamues.
Në praktikë, kjo do të thotë se Meta nuk mbështetet më vetëm te mënyra klasike e targetimit. Sistemi po bëhet më i aftë të kuptojë vetë se cilat kreativa i përshtaten cilëve njerëz. Prandaj, kreativa nuk është më thjesht “fotoja e reklamës”. Kreativa është sinjali kryesor që algoritmi përdor për të kuptuar audiencën.
Meta ka theksuar rëndësinë e creative diversification, pra përdorimin e disa varianteve kreative për të ndihmuar sistemin të gjejë kombinimet më efektive. Sipas Meta-s, Andromeda ka ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së reklamave me 8%.
Për bizneset, kjo sjell një rregull të ri: nuk mjafton më një dizajn i vetëm me disa copy të ndryshme. Duhet të krijohen disa kënde komunikimi. Për shembull, një biznes mund të testojë:
- një reklamë me ofertë direkte
- një reklamë me problem / zgjidhje
- një UGC stil natyral
- një dizajn premium brand awareness
- një krahasim çmimi
- një kreativë me review klienti
Kjo është arsyeja pse themi shpesh se kreativa është targetimi i ri. Sa më shumë kënde të mira komunikimi t’i japësh sistemit, aq më shumë mundësi ka algoritmi të gjejë audiencën e duhur.
Meta po shkon gjithashtu drejt automatizimit më të madh të reklamave me AI. Reuters raportoi se Meta synon të automatizojë më shumë procesin e krijimit dhe targetimit të reklamave me inteligjencë artificiale, duke përfshirë gjenerimin e imazheve, videove, teksteve dhe rekomandimeve të buxhetit.
Për bizneset që reklamojnë në Facebook dhe Instagram, mesazhi është i qartë: fiton ai që prodhon më shumë ide kreative, më shumë variante dhe më shumë mesazhe të testueshme.
Tek Lunex Studio, ne nuk e shohim reklamën vetëm si “sponsorizim”. E shohim si kombinim mes strategjisë, design-it, copywriting dhe testimit. Në epokën e Andromeda, bizneset kanë nevojë për kreativa që jo vetëm duken bukur, por i japin algoritmit sinjale të qarta për klientin ideal.